Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i dy të miturve te Megatek, Lala: Si është e mundur që kompanitë punësojnë nën moshë?


Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për aksidentimin e dy të miturve teksa ishin duke punuar në qendrën tregtare Megatek.

Lala kërkon nga mediat të mbajnë hapur sytë për raste të tilla si dhe kërkon nga autoritet të zbardhin ngjarjen.

Gazetarja pyet se si është e mundur që kompanitë punësojnë ende të mitur, duke sjellë në vëmendje rastin e Ardit Gjoklajt që humbi jetën në landfillin e Tiranës.

Dy të mitur 16 dhe 17 vjeç u aksidentuan teksa punonin në ndërtim në qendrën tregtare Megatek. Si është e mundur që ende ka kompani që punësojnë të mitur dhe asnjë institucion s’ka dijeni. Besoj ju kujtohet rasti i Ardit Gjoklajt. Ne si media duhet të hapim sytë se mund ta mohojnë që ishin të punësuar aty. Të miturëve të cilët janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ju uroj shërim të shpejtë. Autoritetet të zbardhin ngjarjen.

P.s Djemtë ishin tek Trauma, kur vetë unë mbërrita në urgjencë për një shqetësim shëndetësor, që kushdo që guxon të më përgënjeshtrojë apo pretendojë të kundërtën ta dijë mirë që e kam çdo gjë të faktuar”shkruan Lala.