Vendosni fjalën kyçe....

Gent Cakaj shkarkon administratën


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, ka pushuar nga puna rreth 20 punonjës dhe lajmin e ka dhënë ai vetë përmes një deklarate për shtyp. Cakaj nuk ka sqaruar se çfarë detyre kryejnë punonjësit e shkarkuar, por ka shtuar se një pjesë e tyre do të transferohen në pozicione të tjera.

“Ambicia për një shërbimj ekselent diplomatik, e ka karakterizuar përpjekjen e zellshme të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, përgjatë gjithë 5 viteve të fundit. Sidoqoftë, jetësimi i kësaj ambicieje mbetet ende një sfidë e hapur.

Në 77 ditët e punës time në krye të këtij institucioni, unë kam ngritur një ekip të posacëm pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik shqiptar.

Pas kësaj ndërmarrjeje të kujdesshme, sot unë jam me ju të ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore, kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre, e lëre më pastaj për të mbështetur ambicien e kësaj qeverie  e vizionin e kryeministrit Rama për ta çuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Po ashtu një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës.

Fillimisht ju informoj se numri i të prekërve nga kjo iniciativë do të shkojë mbi 20. Dua të jem krejtësisht i sinqertë me ju, përgjatë gjithë detyrës time dhe kjo nënkupton dhe komunikimin e hapur dhe periodik me ju.

Sfida Europiane e Shqipërisë dhe axhenda jonë reformiste e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës, nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsionin moral në asnjë sektor, e lë pastaj në përfaqësimin e Shqipërisë në botë.

duke e vlerësuar njëkohësisht momendumin  e ri politik të hapjes së dyerve të shtetit për të rinjtë ekselentë të këtij vendi, si një avantazh që duhet shjfytëzuar me patjetër për të ripërtërirë administratën tonë, unë sot për ju, përpara jush ju njoftoj se ne e kemi gati thirrjen publike për aplikimin e këtyre vakancave të krijuara nga kjo valë përfaqësimi në shërbimin tonë diplomatik.”, tha Cakaj i cili shtoi se aplikimet e studentëve ekselentë për vakancat e krijuara, do të trajtohen me transparencë dhe do të gjykohen në bazë të meritës../Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *