Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda, makina e policisë në SHBA çan përmes turmës e merr përpara dhjetëra persona (Video)


Një makinë policie u filmua duke çarë rrugën përmes një turme njerëzish që i kishin zënë rrugën.

Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale duket se si mjeti me sirena policie ecën përpara me shpejtësi duke marrë përpara një grup njerëzish.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, pasi një patrullë policie iu përgjigj raporteve të makinave që bllokonin një kryqëzim dhe bënin xhirime gomash.

Pamjet tregojnë makinën e policisë të rrethuar nga njerëz që godasin dritaret e saj dhe i bllokojnë rrugën. Automjeti ecën pak prapa para se shoferi t’i japë gaz përpara e të çajë mes turmës.

Policia e Tacomas tha se incidenti ndodhi teksa rreth 100 persona ishin mbledhur në një rrugët e qytetit duke festuar. Një person u dërgua në një spital lokal pasi u përplas nga automjeti i policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *