Vendosni fjalën kyçe....

Pas ambasadores gjermane, edhe Luigi Soreca në zyrën e Bashës


Luigi Soreca

Pas ambasadores gjermane, edhe ai i BE-së Luigi Soreca ka shkuar në syrën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi i ambasadorëve me liderin e opozitës, vjen vetëm pak ditë pas vendimit të partive opozitare, për të djegur mandatet e deputetëve në Parlament.

Fillimisht ishte ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, e cila ka vajtur mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës në selinë blu.

Gjatë takimit pritet të diskutohet lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare.

Ditën e djeshme në zyrën e Bashës ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman.

Ndërkohë zëvendësambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones dhe ai i BE-së, Soreca, kanë qenë në zyrën e kryeministrit Rama për vendimin e opozitës, por nuk kanë zhvilluar ende ndonjë takim me kryedemokratin.

Vendimi për djegien e mandateve u mor zyrtarisht ditën e hënë, pas paralajmërimit të Bashës një ditë më herët.

Partia Demokratike e votoi unanimisht këtë vendim, që u pasua më pas edhe nga aleatët e tjerë të opozitës, LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Deputeti i vetëm i opozitës deri tani që është shprehur kundër djegies së mandatit është Lefter Koka i LSI-së.

Ditën e sotme, në orën 17:00, PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Susanne Schütz


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *