Vendosni fjalën kyçe....

Buxheti për Shëndetësinë 2020 – Rritje e pakët, mosrealizim investimesh e mungesë vëmendjeje për shërbimin parësor


Buxheti i Shtetit për vitin 2020 u miratua me Ligjin nr 88/2019. Gjatë vitit Ekzekutivi dhe Ligjvënësi kanë ndryshuar katër herë këtë Buxhet. Konkretisht Buxheti ka ndryshuar në datën 21 Mars me Akt Normativ Nr. 6, me 15 Prill me akt normativ nr 15, me 28 Korrik me Akt Normativ Nr. 28 dhe vetëm dy javë përpara përfundimit të vitit me Aktin Normativ Nr. 34.

Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës.

Duke krahasuar ndryshimet në vlerë dhe përqindje, për totalin e shpenzimeve të Buxhetit Fillestari dhe Finali pas Ndryshimeve, shohim se Shpenzime në tërësi janë rritur me plus 30.16 miliard Lekë ku vetëm 2.1 miliard i shkuan drejtpërdrejt Shëndetësisë.

Edhe pesha që zë Planifikimi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Totalin e Shpenzimeve, nuk ka pësuar ndonjë rritje përkundrazi nga 19.9% e totalit sipas Planifikimit fillestar,është tkurrur në 19.7% në finale Akt Normativ Dhjetori.

Nëse shohim programet njëri pas tjetrit na rezulton që është ulur gjatë 2020 Buxheti për Programet Shërbimi i Kujdesit Parësor me minus 2.7% nga Fillestari; Shërbimi i Shëndetit Publik me minus 0.68% të fillestarit dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës me minus 2.22% të fillestarit.

Rritje ka pësuar Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Dytësor (Spitale dhe Qendra Universitare) me 9.11% të buxhetit të planifikuar në fillim viti kur nuk ishte konfirmuar situata e emergjencës për shkak të pandemisë. Konkretisht buxheti për Kujdesin Dytësor në fillim të vitit ishte planifikuar në vlerën 25.86 Miliard lekë. Në Dhjetor sipas Aktit Normativ të miratuar na rezulton që buxheti është shënuar në vlerën 28.22 miliard Lekë.

Duke ndaluar pak më gjatë tek Buxheti për shpenzime kapitale për 4 Programet Buxhetore do të shikojmë se sa u realizuan ato gjatë vitit. Kjo na ndihmon të kuptojmë a është investuar Qeveria në vitin 2020 për të rritur kapacitete dhe pajisje mjekësore sipas nevojave të krijuara me emergjencë.

Shpenzimet Kapitale tregojnë Investime për Kapital godina apo asete. Këtu përfshihen edhe blerjet e pajisjeve për inventar shërbim mjekësor. Në rastin e vitit 2020 shpenzimet kapitale (investime) për Programet Shëndetësi, kanë pësuar tkurrje apo mosrealizim në vlerën e  katërqind e pesëdhjetë e pesë milion e njëzet e gjashtë mijë lekë ose minus 15.75% më pak se dhe ishin parashikuar. Rënia është e theksuar tek pjesa e shpenzimeve kapitale me burim financim vendas.

Nëse krahasojmë shpenzimet Kapitale për 4 Programet e shëndetësisë në Vitin 2020 ato janë në vlerën 2 433 946 000 Lekë (dy miliard e katërqind e tridhjetë e tre milion e nëntëqind e dyzet e gjashtë mijë) vlerë kjo në ulje po të krahasohet me vitin 2019 ku Shpenzimet Kapitale në Shëndetësi 2 962 915 000 Lekë (dy miliard e nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë).

Ndërsa shpenzime korrente janë kryesisht për paga, blerje dhe utilitete të cilat nuk bëjnë përmirësim afatgjatë të sistemit dhe shërbimeve pra nuk përbëjnë asete kapitale. Sa më shumë shpenzime Kapitale (investime) të bëhen për një sektor aq më shumë rriten asetet dhe godinat, çka sjell në një plan më afatgjatë përmirësim të treguesve të sektorit.

Në rastin e Pandemisë shpenzimet Kapitale më të pritshme lidhen me nevojën për pajisje dhe utilitete të Terapisë Intensive, nevojë e cila u shoqërua me vështirësi të sigurim të materialeve për shkak të kërkesës së lartë në kohë Emergjence Botërore

Të gjitha shpenzimet të bëra nga Institucionet Buxhetore të Shëndetësisë gjatë vitit 2020 dhe në vijim janë të aksesueshme në Rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Aty për çdo pagesë jepet informacion mbi datën, përshkrimin, institucionin që paguan, klientin që përfiton.

Konkretisht shpenzime Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza QSUNT, Ministria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi, Spitali Universitar i Traumës dhe secili institucion shëndetësor sipas kërkimit kanë të publikuara dhe mund të aksesoren me kërkim përmes filtrave për Institucion Pagues, Kategori, Datë, Klient dhe përshkrim Fature.

Blerjet dhe Investimet Kapitale për Sektorin e Shëndetësisë e që lidhen me Covid 19 janë të listuara me pasaporta për çdo kontraktim në databazën për Prokurime Transparente. Çdo procedurë ka të plotë informacion nga njoftimi, afatet, vlera fond limit, oferta e suksesshme, apelime dhe realizime.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Open Data Albania


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *