Vendosni fjalën kyçe....

Rusia aplikon tek OBSH-ja për patentimin e vaksinës kundër Covid-19, “Sputnik V”


Ndërsa rastet globale të koronavirusit rriten, Rusia ka aplikuar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për parakualifikimin dhe regjistrimin e hershëm të vaksinës së saj pioniere Sputnik V, e cila do ta bënte atë të disponueshme globalisht më shpejt.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka paraqitur kërkesën për të përfshirë vaksinën Sputnik V në programin e Përdorimit Emergjent të OBSH-së duke lejuar miratimin e përshpejtuar të saj, tha fondi i pasurisë sovrane në një deklaratë.

“Federata Ruse ishte e para në botë që regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit: Sputnik V, që u krijua në një platformë të sigurt, efektive dhe të studiuar mirë të vektorëve adenoviralë njerëzorë.” – tha CEO-ja i RDIF, Kirill Dmitriev.

Ai shprehu shpresën e tij se OBSH-ja do e miratojë vaksinën dhe do e lejojë atë që ‘të përfshihet në listën e produkteve mjekësore që plotësojnë standardet kryesore të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *