Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali nuk ndalet, tjetër video për 13-vjeçaren në Kavajë


Elisa Spiropali duket se nuk e di se çfarë do të thotë fjala “mjaft”. Pas videos së mbrëmshme me familjarët e 13-vjeçares në Kavajë, sot ka publikuar një tjetër video për të njëjtën çështje.

E veshur me rroba sportive dhe me pamje lojërash për fëmijë nga pas, Spiropali foli për vizitën e saj në Kavajë.

“U mendova gjatë a duhej ta tregoja takimin me ta, edhe pse ai më kërkoi me lot në sy. Në fund të ditës e bëra dhe e mbajta me gatishmëri të plotë pjesën time të baltës pasi dëshmia ime publike e ndërkreu monstrën”, u shpreh Spiropali.

Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin bëri edhe një përshkrim të vajzës së dhunuar. “Kur hyra në shtëpinë e tyre pashë një vajzë të dobët me një vështrim të mprehtë që s’do ta harroj kurrë. Nxënëse me dhjeta e me një karakter dukshëm të fortë. Ajo ishte e lënduar. ”, thotë Spiropali.

Videoja e saj e publikuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë mjaft kritika nga opozita. Deputetja Albana Vokshi  kërkoi fshirjen e videos nga rrjetet sociale si edhe shkarkimin e Spiropalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *