Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Të shkarkohet Spiropali, AKEP t’i mbyllë Ramës Facebook-un


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të identitetit të prindërve të vajzës në Kavajë, e cila ra pre e përdhunimit nga shokët e klasës së saj.

Vokshi shprehet se duhet që të shkarkohet menjëherë ministrja Elisa Spiropali, dhe Rama të heqë videon nga Facebook.

“Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.  Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook. Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës”, shton Vokshi.

Postimi i plotë:

Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pa i thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërish nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijës së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogël, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që çdo gjë mund ta blejnë, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave

Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook.

Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotësohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.

Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *