Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Jennifer Lawrence fejohet me drejtorin e galerisë së Arteve


Përfaqësuesi i Jennifer Lawrence, ka zbuluar për mediat se aktorja e famshme është fejuar me të dashurin e saj të ri, Cooke Maroney, shkruan “BBC”.

Thashethemet për një fejesë të mundshme kishin qarkulluar edhe më parë, kur ylli i “Hunger Games” u pa një unazë në gisht, fundjavën e kaluar në New York kur ishte përkrah drejtorit të galerisë së arteve “Gladstone Gallery”, Cooke Maroney.

Pavarësisht konfirmimit të fejesës, asnjë datë martese ende nuk është shpallur.

Dyshja filluan të dilnin sëbashku në muajin qershor, kohë në të cilën i prezantoi mikja më e mirë e aktores, Laura Simpson.

Pasi luajti në thrillerin “Red Sparrow”  në 2018, Lawrence tha për “Entertainment Tonight” se ajo kishte planifikuar të merrte pak kohë pushim nga aktrimi, për t’u përqëndruar në aktivizmin politik.

Ajo tha se kishte për qëllim nxitjen e sa më shumë “të rinjve të angazhohen politikisht”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *