Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lawrence në darkë romantike me të dashurin e ri (FOTOT)


 

Ata kanë qenë të pandashëm gjatë këtyre gjashtë muajve dhe Jennifer Lawrence nuk mundet ta fshehë dot dashurinë për të dashurin e ri, Cooke Maroney.

Sikurse shkruan “Daily Mail”, aktorja e “Hunger Games” është parë në një darkë romantike me të dashurin e ri në New York.

Fituesja e “The Academy Award”, kishte sy vetëm për drejtorin e galerisë së artit, 33 vjeçarin Cooke Maroney.

Lawrence është përkulur gjatë ngrënies, për t’i dhënë atij një puthje.

Aktorja dhe drejtori i galerësisë së arteve, duket se po fillojnë ta marrin shumë me seriozitet lidhjen e tyre dhe tanimë nuk fshihen më kur dalin bashkë.

“Gjërat mes tyre janë shumë serioze.”, tha një burim për “USA Weekly”.

Dyshja filluan të dilnin sëbashku në muajin qershor, kohë në të cilën i prezantoi mikja më e mirë e aktores, Laura Simpson.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *