Agim Ismaili është emëruar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve pas shkarkimit të Stefan Çipës nga posti që e mbante prej 5 muajsh.
Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që prej tetorit të vitit 2017.
Agim Ismaili është diplomuar për drejtësi në Universitetin Kristal në vitet 2005-2008 ndërsa më herët është diplomuar si inxhinier elektroteknik në vitet 1987-1992 dhe si specialist i lartë i policisë në vitet 1997-2001.
Ai ka mbajtur më parë detyrën e nëndrejtorit të Drejtorisë së Pergjithshme të Parandalimit te Pastrimit të Parave në varësi te Ministrit te Financave dhe Ekonomisë.