Vendosni fjalën kyçe....

“Ke harruar djalin në kopësht”, memet mbushin rrjetin për Gent Cakajn


Memet mbushin rrjetin për Gent Cakajn, ministrin e Jashtëm të deleguar nga Edi Rama, i cili dje ka patur prezantimin e tij të parë jashtë vendit.

Shkak është bërë, siç dihet mosha e tij e re.

“Zoti Rama hajde merr djalin se e keni harruar në çerdhe”, shkruan Genc Sejko sipër fotos së Federica Mogherinit, ndërsa Altin Goxhaj monton edhe pamjet e takimit të Cakajt me të.

Zv/Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ishte në takimin e zhvilluar në Bukuresht ditën e djeshme dhe pamjet tregonin se ai ishte më i riu.

I deleguari si ministër i Jashtëm, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate. Takimi u zhvillua përgjatë dy ditëve në kuadër të Presidencës rumune të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *