Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj i kënaqur me punën e tij: Një tjetër notë pozitive për ekonominë


Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shkruar sot plot entuziazëm se një tjetër notë pozitive ka ardhur për ekonominë shqiptare. Fjala është për raportin e “Standard and Poor’s”.

Agjensia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qendrueshme për periudhën në vijim.

S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.

S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.”, shkruan Ahmetaj.

Ai thekson se tanimë rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018, vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal e ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit dhe konfirmohet përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja.

“Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.“, mendon Ahmetaj.

Arben Ahmetaj u zëvendësua nga Rama me zonjën Anila Denaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *