Një 4-vjeçar ka humbur jetën në Patos pasi ka rënë në pusin e ujit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20, ku i mituri ra në pusin 10-metra të thellë që ndodhej në oborrin e shtëpisë së një familjeje në fshatin Ruzhdie.
Forcat zjarrfikëse që vajtën në vendngjarje bënë të mundur nxjerrjen e trupit të të miturit.
Mësohet se 4-vjeçari kishte qenë në oborrin e shtëpisë bashkë më gjyshen e tij dhe pasi është shkëputur nga e moshuara ka shkuar dhe ka rënë në pus, ku edhe ka humbur jetën.
“Sot në datën 29.10.2018, rreth orës 10:20, në fshatin Ruzhdie, Fier, fëmija me iniciale F.K, 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.