Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë thonë mediat ndërkombëtare për vrasjen e minoritarit grek në Gjirokastër


Mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar gjerësisht vrasjen e minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, pas një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ato raportojnë vrasjen e minoritarit si dhe tensionet dhe gjuhën e urrejtjes që ka shpërthyer pas ngjarjes së rëndë në dy anët e kufirit.

Media amerikane, evropiane dhe ballkanasve shkruajnë se Kacifas është vrarë pas përplasjes me policinë shqiptare, ndërsa flasin edhe për reagimet zyrtare në Tiranë dhe Athinë.

Konstantinos Kacifas u vra paraditen e djeshme pas përplasjes më policinë. Fillimisht ai qëlloi në ajër dhe më pas në drejtim të makinës së policisë, sipas njoftimit zyrtar. Pas vajtjes në vendngjarje të forcave RENEA, ai u lokalizua dhe pas një shkëmbimi zjarri me efektivët, u vra në një shpat mali në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Vrasja e tij çoi në tensione jo vetëm mes përdoruesve të rrjeteve sociale, por edhe në deklaratat zyrtare të Tiranës dhe Athinës.