Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam besim te drejtësia” – Arkimed Lushaj heq dorë nga apelimi i çështjes


Arkimed Lushaj ka hequr dorë nga ankimimi i çështjes së tij në gjykatën e Apelit. Lushaj i nohur ndryshe si Stresi ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se nuk do që gjyqi ndaj tij të zhvillohet pasi nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

Lushaj u arrestua pak ditë më parë në një hotel në Linzë. Sipas policisë, në momentin e arrestimit atij iu gjet një armë zjarri pa leje.

Po sipas policisë, emri i Lushajt ka dalë në përgjimet e grupit “Bajraj” në Shkodër, të cilët u arrestuan pasi akuzohen për disa vepra penale.

Lushaj akuzohet se kishte lidhje me bandën kriminale dhe armëmbajtje pa leje. Pak ditë para arrestimit të të riut, i ati, paditi në gjykatë për shpifje kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla dhe sipas Sali Lushajt, arrestimi i të birit kishte ardhur si hakmarrja ndaj padisë së bërë prej tij për zyrtarin e lartë të Partisë Socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *