Vendosni fjalën kyçe....

Lojërat e fatit, Rama: Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi


Pas akuzave të opozitës në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet për arrestimet në mbarë vendin, vjen një reagim nga Rama.

Rama nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur se të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi. Rama thumbon kështu opozitën e cila i ka dalë kundra në aksionet e tij të fundit. 

Ky i fundit përmes një postimi në “Twitter” iu ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij mendojnë se këto aksione janë për të tërhequr vëmendje.

“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen. Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja#BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *