Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama ka instaluar në vend krimin, deklaratat e opozitës po dalin të vërteta


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin. Në një takim me të rinjtë e Vlorës, Kryemadhi tha se sot Partia Socialiste është kthyer në sekt kriminal.

Në lidhje me arrestimet fundit Kryemadhi theksoi se deklarat e opozitës janë të vërteta kur denoncon të inkriminuar pushtetarë. 

“Nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin janë shumë prezente. Pra doli që fjalët e opozitës, të cilët e ngrenë me zë të lartë për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë të rëndë, të cilët rrënjët e tyre janë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri.
Pra dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, por kjo nuk do të thotë që ne na kënaq, kjo ne na mërzit, na shqetëson sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment , vetëm sa ka filluar historia, por akoma më tej do të vazhdojë, sepse akoma dhe më e thellë është, sepse në këto vite që Edi Rama qeverisi, instalimin e bandave dhe krimit të organizuar e nguliti aq thelle saqë është shumë e vështirë për ta çrrënjosur, sepse është shumë e vështirë sot për të gjetur punë në administratën shtetërore, por është shumë më e kollajtë për të gjetur punë dhe për tu bërë shërbëtor i bandave të krimit, është shumë e vështirë për një polic, i cili sakrifikon jetën e tij për të ushqyer fëmijët me një rrogë minimale, por është shumë e kollajshme që një polic të shitet tek bandat dhe krimi i organizuar sepse ka 10-fishin e pagesës së rrogës së një polici dhe si mund të luftojë policia e shtetit krimin e organizuar”, u shpreh Kryemadhi. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *