Vendosni fjalën kyçe....

“Kushton 312 milionë euro” – Basha tregon ku do gjenden paratë për planin me 5 pika të daljes nga kriza


Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi sot planin ekonomik të përbërë prej 5 pikash për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në një konferencë me gazetarë, Basha tha plani i opozitës parashikon 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza.

“Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe sitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte 90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milon euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e COVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me COVID dhe pasojat ekonomike të tij”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati tha se këto para mund të merren nga ato që ishin parashikuar për inceneratorët.

“Vetëm dje kjo qeveri dha 1 milionë euro Klod Mërtirit të bandës së Lushnjes, dhe disa pronarëve të mediave, se kush janë ata mjafton të shihni se kush nuk e dha dje lajmin. Janë 400 milionë euro që i janë dhënë mafies së inceneratorëve, ato para dalin e teprojnë për 6 muaj mbështetje për ekonominë dhe shëndetësinë”, u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *