Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali fiton 3-0 ndaj Fulhamit dhe forcon kreun në Premier League



Arsenal F.C. ka mposhtur 3-0 Fulham F.C. në ndeshjen e kampionatit anglez, duke siguruar fitoren që në pjesën e parë të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zgjidhi sfidën brenda 45 minutave të para, ku realizoi tre gola. Dy prej tyre u shënuan nga Gyökeres, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Saka.

Në pjesën e dytë, londinezët menaxhuan rezultatin pa rrezikuar dhe ruajtën avantazhin deri në fund për të marrë tre pikët.

Me këtë fitore, Arsenal kryeson kampionatin me 76 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, që ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. Fulham mbetet në mesin e tabelës së klasifikimit.