Vendosni fjalën kyçe....

Tajlandë, zbulohen 89 fëmijë izraelitë në një kopsht të palicencuar


Autoritetet në Tajlandë kanë zbuluar 89 fëmijë izraelitë në një kopsht të operuar në mënyrë të paligjshme në ishullin Ko Phangan, përcjell YNet.

Sipas raportimeve, forcat e sigurisë ndërhynë në institucionin që funksiononte me licencë vetëm si çerdhe për fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, por gjatë kontrollit u konstatuan fëmijë nga 2 deri në 12 vjeç.

Kopshti dyshohet se administrohej nga shtetas vendas në bashkëpunim me shtetas iranianë, në kundërshtim me rregullat dhe autorizimet përkatëse.

Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e funksionimit të institucionit dhe përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.