Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s



Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar se Skuadroni C i Regjimentit të Kalorësisë Shtëpiake është vlerësuar me medalje të NATO-s, të cilat janë dorëzuar nga The Princess Royal.

Sipas njoftimit, medaljet janë dhënë pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në Kosovë, ku ushtarët britanikë kanë kontribuar në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ambasada thekson se ky vlerësim është një njohje për angazhimin dhe kontributin e forcave britanike gjatë shërbimit të tyre në vend.