Vendosni fjalën kyçe....

E keni parë filmin ‘Transformers’? Shpikësi kinez i lodrave bën realitet makinën-robot (Video)


Duke marrë shkas të drejtpërdrejtë nga filmi i njohur ‘Transformers’, një projektues lodrash nga Kina ka bërë të mundur ndërtimin e një makine, që shndërrohet në një robot, duke përmbushur ëndrrat e shumë fëmijëve dge adoleshentëve në mbarë botën.

Makina shndërrohet në një robot 4 metra të lartë dhe Wang Yanbing, ka vënë në përdorim të gjitha aftësitë e tij për këtë ndërtim interesant.

Roboti komandohet me telekomandë dhe sipas Yanbing, për ndërtimin e tij janë dashur tetë muaj punë dhe rreth 9,000 euro për të bërë mekanizmin e ndërlikuar që lejoi makinën të shndërrohet në një robot me ndihmën e një telekomandë.

Në të ardhmen e afërt, shpikësi krenar shpreson të nisë një linjë të tërë të prodhimit të makinave të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *