Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Elbasanit vendos mosekstradimin e Svetlana Timofeevas në Rusi


Gjykata e Elbasanit ka vendosur që shtetasja ruse Svetlana Timofeva të mos ekstradohet në Rusi.

Prokuroria kërkoi mospranimin e kërkesës së ekstradimit nga shteti rus me arsyet se në vendin e saj nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut, teksa në Shqipëri ka një proces penal në ngarkim të saj.

Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i avokatit mbrojtës Fatmir Lushi.

Në fund, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos ekstraduar blogurën ruse.

Timofeeva, 34 vjeç, u arrestua më 20 gusht 2022 së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.