Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Pogradec


Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pogradec.

I lënduar ka mbetur Brian Syzo, i cili është dërguar në spital me plagë në këmbë ndërsa autori i dyshuar është N.A.

Syzo është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje kokaine në Pogradec.

Njoftimi

“Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”