
Presidenti i Serbisë, Vuçiç thotë se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh, një vit para përfundimit të mandatit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh dhe njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.
“Do të jem president vetëm edhe për disa javë, dhe më pas do të jap dorëheqjen,” u tha Vuçiç mbështetësve të tij gjatë një tubimi proqeveritar në kryeqytetin, Beograd, shkruan Reuters.
Mandati i dytë dhe i fundit i Vuçiçit si president përfundon në mesin e vitit 2027.