Vendosni fjalën kyçe....

Fadroma e kamionë gërryejnë shtratin e lumit Valbonë në Tropojë (Video)


Fadroma e kamionë janë filmuar duke marrë inerte nga shtrati i lumit Valbonë në Tropojë.

Sipas pushuesve në zonë, jo vetëm që këto punime të pakontrolluara po dëmtojnë shtratin e lumit, por edhe janë kthyer në rrezik për banorët e zonës e turistët që kanë zgjedhur të pushojnë këtu.

“Një pjesë e shtratit të lumit po dhunohet në mënyrën më barbare, duke marrë rërën pa asnjë kriter, dhe kjo ndodh ndërkohë që pushuesit janë aty, fëmijë, gra dhe familjarë. Këto pamje mund të ndodhin askund tjetër,” thuhet në mesazhin e publikuar nga JOQ.