Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikohen Zvicra e Kanadaja, Bosnja shpreson ende


Bosnja ka mundur Katarin në ndeshjen e fundit në grup duke mbajtur hapur mundësitë për kualifikim në fazën finale.

Boshnjakët fituan lehtësisht 3-1 duke mos e vënë në dyshim për asnjë çast rezultatin dhe tashmë presin përfundimin e ndeshjeve në grupet e tjera për të arritur kualifikimin.

Në ndeshjen tjetër në grup Zvicra vulosi kualifikimin si e para në grup me 7 pikë në llogari. Zviceranët mundën Kanadanë 2-1 dhe tani e kanë mendjen nga kundërshtari i radhës në fazën finale. Edhe Kanadaja është e kualifikuar si e dyta në grup pavarësisht humbjes sot.