Vendosni fjalën kyçe....

Vrau gruan dhe kunatën në Ballsh, 34-vjeçari: “Pse s’e lashë të shkonte te prindërit”


Zbulohet dëshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Ballsh. Gazment Musta ka deklaruar se debati me gruan nisi pas kërkesës së saj për të shkuar te prindërit e saj, por që ai refuzoi për arsye se nuk shkonte mirë me ta.

 “Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata”, mësohet se ka thënë Musta.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur.

Mësohet se Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit.

E shoqja i kërkoi të vizitonte prindërit, mirëpo ai e goditi gruan Gentiana Caushaj me thikën e bukës disa herë, duke e lënë të vdekur, po ashtu edhe kunatën Merisa Caushaj, e cila kishte ndërhyrë për të shpëtuar të motrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *