
Nga foltorja e vendosur përpara Kryeministrisë, një prej protestuesve ka njoftuar zhvendosjen e përkohshme të aksionit qytetar drejt Kuvendit të Shqipërisë, duke ftuar mbështetësit të mblidhen aty në orën 10:00 të paradites së nesërme, kur pritet të zhvillohet seanca plenare.
“Do vijojmë të jemi para Kryeministrisë. Kam një lajmërim: nëse nesër në orën 10:00 ka Parlament, kushdo që ka mundësi duhet t’u thotë atyre që nuk janë deputetët tanë! Ftojmë të gjithë protestuesit që mundeshin nesër në 10:00 para Parlamentit!”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai theksoi se qëndrimi përpara godinës së qeverisë nuk do të ndërpritet, duke paralajmëruar vijim të protestës edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
“Do jemi edhe në darkë këtu te Kryeministria!”, shtoi protestuesi, duke sinjalizuar vijim të pandërprerë të protestës.