Vendosni fjalën kyçe....

“S’dua të bëj interpelancë me ty”- Braçe lexon përgjigjen e ministrit: Ka njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre



Deputeti i PS Erion Braçe ngriti në Kuvend problematikën e përsëritur të skadencës së disa kërkesave për marrje informacioni e interpelancash.

Braçe lexoi edhe një përgjigje nga një ministër që i ka thënë se s’do të bëjë interpelancë me ty.

“E kuptoj që edhe në zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që është e tepërt.

Po marr një shembull: i jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe kam marrë dy përgjigje, një prej Agjencisë që thotë nuk është kompetencë imja dhe një përgjigje nga ministri që thotë “s’dua të bëj interpelancë me ty’ se nuk e kam kompetencën.

E kuptoj që ka njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre, unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave s’u përgjigjet askush, më mirë na thoni mos të bëjmë kërkesë për marrje informacioni dhe interpelanca”, tha Braçe.