
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në seancën plenare ngriti akuza ndaj mazhorancës duke thënë se kjo e fundit po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit europian.
Ai u shpreh se nesër është thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit për ta informuar se mazhoranca se në të vetmin forum ku opozita është e përfaqësuar axhenda nis me Taulant Ballën dhe “mbyllet me 10 Taulant Balla të PS”.
“Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim. Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha Bardhi.