Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë ku u vra Xhuvani ndodhi në prani të nëndrejtorit të policisë së Elbasanit


Përplasja me armë ku u vra Xhuvani ndodhi në sytë e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit

Përplasja me armë në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë ndodhi në sytë e nëndrejtorit të policisë së qarkut, Albert Nushi.

Siç raporton ABC News, dyshohet se mbështetësit e PD-së kanë kapur një makinë të PS-së që po shpërndante para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave.

Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Me mbërritjen e kësaj makine në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri që njihej dhe me nofkën, Kel Çami. Ai është i njohur për policinë pasi ka qenë një nga personat që u përplasën me policinë te Tregu Ushqimor në Elbasan duke thyer postbllokun.

Xhaferri është denoncuar dhe herë të tjera nga sekretari i PD-së, Bardhi si eksponent i krimit i lidhur me Partinë Socialiste dhe sekretarin e saj, Taulant Balla.