Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet karteli që furnizonte 1/3 e Europës me kokainë – 49 të arrestuar nga Europa në Dubai


Europol thotë se kanë goditur një rrjet të trafikut të kokainës në Europë, në bashkëpunim me autoritetet policore në 6 vende.

Europol njofton se mes datave 8-19 Nëntor, u kryen bastisje të koordinuara në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), duke synuar si qendrën e komandës dhe kontrollit ashtu edhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Evropë.

Operacioni i madh ndërkombëtar çoi në sekuestrimin e 30 tonëve kokainë si dhe makina e vila luksoze të bandës, si dhe grumbuj parash në bastisjet që u zhvilluan të koordinuara.

Gjatë këtij hetimi janë arrestuar gjithsej 49 të dyshuar. Këto arrestime janë kulmi i hetimeve paralele të zhvilluara në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me mbështetjen e Europolit për aktivitetet e këtij rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave.

Arrestimet:

  • Spanjë: 13 arrestime + 2 objektiva me vlerë të lartë të arrestuar në Dubai
  • Francë: 6 arrestime + 2 objektiva me vlera të larta arrestohen në Dubai
  • Belgjikë: 10 arrestime
  • Holandë: 14 arrestime në 2021 dhe 2 objektiva me vlerë të lartë të arrestuar në Dubai

Autoritetet pjesëmarrëse në operacion:

  • Spanjë: Garda Civile (Guardia Civil)
  • Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale – OFAST)
  • Belgjikë: Policia Gjyqësore Federale e Brukselit, Policia Gjyqësore Federale Antwerp
  • Holandë: Divizioni Kombëtar i Hetimeve Kriminale të Policisë Kombëtare dhe Njësia e Policisë Roterdam
  • Emiratet e Bashkuara Arabe: Ministria e Brendshme dhe Forca e Policisë së Dubait
  • Shtetet e Bashkuara: Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës

“Kupolat e drogës të konsideruara si objektivat më me vlerë nga Europoli ishin bashkuar për të formuar atë që njihej si një ‘super kartel’ që kontrollonte rreth një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë. Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve.”- njoftoi agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, Europol.