
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar një sërë ndryshimesh në trupin diplomatik shqiptar, duke liruar nga detyra disa ambasadorë dhe duke emëruar përfaqësues të rinj në misione të rëndësishme jashtë vendit.
Sipas dekreteve të bëra publike, nga detyra është liruar Riza Poda, i cili mbante njëkohësisht postin e ambasadorit në Kinëdhe në disa shtete të Azisë, përfshirë Bangladeshin, Korenë e Veriut, Vietnamin, Mongolinë dhe Tajlandën.
Po ashtu, janë liruar edhe:
- Bardhyl Canaj, ambasador në Serbi
- Sami Shiba, ambasador në Egjipt dhe disa vende të Lindjes së Mesme
- Vasilika Hysi, përfaqësuese në Misionin e OKB-së në Gjenevë
- Albana Dautllari, ambasadore në Belgjikë dhe Luksemburg
Në të njëjtën kohë, Presidenti ka dekretuar edhe emërime të reja në disa përfaqësi diplomatike.
Gazmend Barbullushi është emëruar ambasador në Belgjikë dhe njëkohësisht në Luksemburg.
Ndërsa Albana Dautllari është emëruar përfaqësuese e Shqipërisë në misionin pranë Bashkimit Evropian.
Ndryshimet prekin disa nga misionet më të rëndësishme diplomatike të Shqipërisë, në kuadër të ristrukturimeve në shërbimin e jashtëm.