Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon Gjinushin: Është matrapaz, i shiti partinë Doshit dhe Ramës që të drejtonte Akademinë e Shkencave


Në një deklaratë për mediet, kreu i PD-së Sali Berisha sulmoi sot kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Berisha tha për Gjinushin se ai i shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave në dhunim të Kushtetutës.

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parëkishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë.

Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj.”- deklaroi Berisha.

Sipas tij, “viktimë” e Akademisë së Shkencave nuk ka rënë vetëm historia, por edhe gjuha shqipe.

“Nuk ishte viktimë vetëm historia jonë kombëtare e Akademisë, po kaq viktimë u bë edhe gjuha shqipe, e cila për paranojën e diktatorit, mori goditjen më të rëndë në tërë ekzistencën e saj në kongresin marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Në atë kongres, në njëfarë mënyre u ridimensionua famëkeq i Enver Hoxhës që ndaloi publikimet e paraluftës. Aty u vendos arkivimi i punimeve të pavdekshme të rilindësve, Fishtës, Mjedës, Filip Shirokës, shkrimtarëve të Kosovës, vetëm pse duhej të goditej dialekti i zonës armike. Duhej të goditej gjuha liturgjike. Sot, gjuha shqipe vuan pasojat më të rënda të Kongresit marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Nuk kam asgjë me drejtshkrimin, por nuk mund të pranohet kurrë dënimi që iu bë gjuhës shqipe, dënimi që iu bë formave themelore të kohëve të foljes, dënimi që iu bë për rrjedhojë të gjithë letërsisë së krijuar në trevat nga Elbasani në Prishtinë.”- u shpreh ish-kryeministri nga selia blu.