Vendosni fjalën kyçe....

Trump ultimatum Iranit: 48 orë për marrëveshje ose pasoja të rënda, koha po mbaron



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në ditën e dytë të ultimatumit 48-orësh drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje mbi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përcjell Fox News.

Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit, pasojat do të jenë të rënda, duke kërcënuar drejtpërdrejt infrastrukturën energjetike të Iranit.

“Koha po mbaron – 48 orë përpara se ferri të shpërthejë mbi ta”, shkroi ai në rrjetin social Truth Social.

Sipas kërkesave të tij, Irani duhet të heqë dorë plotësisht nga kapacitetet për armë bërthamore, përfshirë ndalimin e pasurimit të uraniumit, si dhe të kufizojë programin e raketave dhe aktivitetin rajonal. Në këmbim, SHBA ka lënë të hapur mundësinë për lehtësim të sanksioneve.

Ultimatumi vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit.