Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vizita ime në Athinë nuk ka lidhje me politikën e brendshme të Greqisë


Kryeministri Edi Rama është përgjigjur në një rrjet social lidhur me takimin e tij të ardhshëm në Athinë, duke theksuar se deklaratat e opozitës greke janë për t’u habitur.

Ai ka cituar homologun grek, Mitsotakis, duke theksuar se Greqia vazhdon të jetë një vend demokratik, ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i nderojnë ata për punën e tyre dhe kontributet që japin.

Rama ka shtuar se vizita e tij në Athinë nuk ka të bëjë me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, ose ndonjë narrativë specifike që mund të shkaktojë interes politikanësh grekë, por që nuk janë në agjendën e qeverisë shqiptare.

“Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre.

Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë.

Pjesa tjetër është thjesht zhurmë e sfondit.”-shkruan Rama.