Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Gent Sejkos në Bankën e Shqipërisë


Nga Klodian Tomorri

Shikoni ça vendi është ky

Çohen dy mashtrues, me historik problematik të faktuar dhe marrin një liçencë në Bankën e Shqipërisë. Me këtë liçencën ngrenë një skemë kombëtare mashtrimi.

Skema është njësoj si inceneratori, identik. Bëri qeveria, incenerator? Bëri dhe Banka e Shqipërisë inceneratorin e vet. Por me një ndryshim. Ai i qeverisë vidhte lekët e buxhetit. Ky inceneratori i Bankës së Shqipërisë, vjedh direkt lekët dhe pronat e qytetarëve.

Nejse. Fillojnë mediat të nxjerrin detajet e para të mashtrimit. Dalin raste, që njerëzit kanë marrë vetëm 1 milionë lekë kredi dhe kanë përfunduar me 20 mijë euro borxh. Opozita hiç.

Publikohen raste me kartela të tjetërsuara pronësie. Opozita prapë hiç.

Dalin shifrat që skema ka prekur 100 mijë qytetarë. Opozita prapë nuk dëgjon.

Ngaqë ujrat e zeza janë bërë kavaletë, institucionet fillojnë ping pongun për t’i ngecur fajin njëra tjetrës. Ministria e Drejtësisë i thotë Bankës së Shqipërisë ndërhyr ti se po bëhet masakër. Banka e Shqipërise thotë, unë vetëm licencoj, bëj rregulla dhe mbikqyr, por nuk kam përgjegjësi kur ata që liçencoj unë vjedhin.

Zakonisht këta, këto lloj prapësirash i fshehin. Fakti që po mundohen ti ngecin fajin njëri tjetrit tani do të thotë se zarari i bërë është shumë i madh. Por opozita prapë nuk do t’ia dijë hiç.

Tani, shkon ministri i drejtësisë në Parlament. E dini kush e ngre problemin e skemës së mashtrimit? Damian Gjiknuri.

Një deputet i maxhorancës, i cili e di që skema ka prekur dhe qytetarët e zonës së vetë elektorale. Ndërsa opozitës nuk i rruhet fare. Po fare.

Hajde shpjegoje ti tani ça lloj vendi është këtu.

Në 100 mijë veta të prekur, mos të tentosh të marresh asnjë votë!!!! Varja që të mbrosh miletin se kjo është bërë luks. Por bëj luftë të marrësh dy vota të paktën.