Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Manastirliu: Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta, fillimisht nisim në Tiranë


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar në një konferencë për mediat, se qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID-in.

Ajo tha se këto teste do të hyjnë në funksion që prej të hënës së14 dhjetorit duke u shpërndarë fillimisht në Tiranë.

 “Për sa i përket përfshirjes së shpejtë të antigenit, kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë fillimisht në Tiranë.”– deklaroi ministrja.

Më pas Manastirloi shtoi se do të shpërndahen edhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe duke filluar nga 20 dhjetori do të përdoren dhe në spitalet rajonalë.

“Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh.

Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë. Testi i shpejtë i antigenit është vendosur në funskion të testimet, rritjes së kapacitevem në funskion të nderporjes së zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe sigurinë” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *