Vendosni fjalën kyçe....

Ish-trajneri i Feyenoord do marrë drejtimin e Liverpool


Gjatë ditës së sotme, skuadra e Feyenoord konfirmoi se Arne Slot ka mbyllur aventurën me klubit, me anë të një video në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

E tash, Slot pritet ta marr drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Këtë e ka tha vetë tekniku holandez në konferencën për shtyp.

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot.

Ai do ta zëvendësojë Jugen Kloppin, që të dielën e zhvillon takimin e fundit me klubin anglez.

45-vjeçari holandez ishte pranë kalimit në Premier League edhe sezonin e shkuar kur pati ofertë nga Tottenhami.