Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO/Protestuesit hedhin molotov dhe flakadanë, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës


Situata u tensionua para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.

Opozita edhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë pak më parë, përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë.