Vendosni fjalën kyçe....

Berisha vjen me strategji të re: Vezë dhe domate, gjuani Veliajn


Kreu i PD-së Berisha ka shpalosur një strategji të re të lëvizjes opozitare duke u bërë thirrje demokratëve që të gjuajnë me vezë e domate kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kudo që ta shohin.

Ai e bëri propozimin gjatë një takimi me krerët e degëve të PD-së në Tiranë ku e akuzoi Veliajn për taksën e arsimit.

Berisha bëri me dije se degët e PD-së në Tirajën janë porositur që ‘t’ia nxijnë jetën’ Veliajt.

“Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet t’i bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve. Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon Kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka Kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ia ndalon. Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subkushtetues. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, t’ia nxijnë ditën këtij hajduti.” – tha Berisha.