Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur emigranti në Korçë


Një emigrant i paligjshëm është gjetur i vdekur në fshatin Drenovë të Korçës.

Pas këqyrjes së trupit të të riut rreth të 30-tave, nuk janë gjetur shenja dhune e dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Vdekja e emigrantit vjen pas aksidentit tragjik të para pak javëve në Përmet ku nga humbën jetën 9 persona, 8 prej të cilëve emigrantë të paligjshëm, të cilët po largoheshin me shpejtësi nga ndjekja e policisë.

“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njofton policia.