Vendosni fjalën kyçe....

“Do lutem për ty” – Peshkopi që u godit me thikë në Australi fal personin që e plagosi


Një peshkop i kishës asiriane, i cili u godit me thikë gjatë një shërbese në kishën e tij tha të enjten se po shërohej shpejt dhe se ai e kishte falur të riun që e goditi ndërsa policia po heton ngjarjen dhe trazirat pas goditjes me thikë të peshkopit.

Dy sulme me thikë brenda tre ditëve, në një qendër tregtare të ngjeshur pranë plazhit Bondi që vrau gjashtë persona të shtunën dhe në kishën “Asirian Christ The Good Shepherd” në perëndim të Sidneit të hënën, kanë tronditur banorët e qytetit më të populluar të Australisë.

“Unë jam mirë, duke u riaftësuar shumë shpejt. Nuk ka nevojë të shqetësohem,” tha Peshkopi Mar Mari Emmanuel në një mesazh audio të postuar në mediat sociale, komentet e tij të para publike që nga sulmi.

“Unë e fal këdo që e ka bërë këtë vepër. Unë gjithmonë do lutem për ty dhe kushdo që të dërgoi për ta bërë këtë, unë i fal edhe ata”.

Peshkopi Emmanuel, i cili ka shumë ndjekës të rinj dhe është mjaft popullor në TikTok dhe kishte kritikuar homoseksualitetin, vaksinat kundër COVID dhe Islamin në predikimet e tij, u plagos në sulmin, i cili është konsideruar një akt terrorist i motivuar nga ekstremizmi i dyshuar fetar.

Një adoleshent mashkull është arrestuar në sulmin ndaj peshkopit dhe ndodhet në spital nën rojen e policisë.

Komisionerja e Policisë së shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb, tha se një 19-vjeçar, i cili nuk ishte anëtar i kishës, u akuzua në lidhje me rolin e tij në trazira.