Vendosni fjalën kyçe....

Milani i merr vetëm një barazim Sassuolos


Sfida e pasdites në Seria A mes Sassuolos dhe Milanit ka përfunduar në barazi 3-3.

Një sfidë e vështirë rezultoi për kuq e zinjtë të cilët e gjetën veten në presionin e vendasve të cilët gjatë sfidës ishin gjithmonë në avantazh.

Pinamonti hapi sfidën për vendasit në minutën e 4’ dhe më pas Lauriente dyfishoi rezultatin në minutën e 10’ duke shtangur Milanin në minutat e para.

Më pas në minutën e 20’ Leao ngushtoi rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë Sassuolo do shënonte golin e tretë me Lauriente sërish në minutën e 53’.

Më pas Joviç në minutën e 59’ do ngushtonte sërish shifrat në 3-2 dhe Okafor do barazonte rezultatin në minutën e 84.

Skuadrat ndanë nga një pikë në fund të takimit të cilat i mbajnë në status quo-në që kanë.

Kështu Milani ndodhet në vendin e dytë me 69 pikë ndërsa Sassuolo në të parafundit me 26 pikë.