Vendosni fjalën kyçe....

Pogradec, i zhdukur prej 4 muajsh, gjendet trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari   


Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari në Pogradec është gjetur sot rreth orës 07:45 në fshatin Kalivaç.

Nga verfikimet rezulton se 46-vjeçari D.H ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.   

“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.