Vendosni fjalën kyçe....

Autoboti humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Ballsh-Fratar, bllokon qarkullimin


Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin Ballsh-Fratar. Sipas televizionit “News24”, dyshohet se në rrugë është derdhur vaj, ku si pasojë një autobot që transportonte naftë ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk pati persona të lënduar.

Megjithatë, autoboti ka bllokuar rrugën, duke krijuar trafik në këtë aks rrugor i cili është shumë i frekuentuar pasi lidh Ballshin me disa fshatra të Mallakastrës.