Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për krime lufte nga Izraeli, SHBA: Nuk kemi arritur ende në përfundime


Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur disa hetime për krimet e dyshuara të luftës izraelite në Gaza, por ende nuk ka arritur në përfundimin se ajo ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në luftën e saj kundër Hamasit në enklavë.

Kështu ka thënë zëdhënësi Matthew Miller, ditën e sotme gjatë një konference për mediat.

“Ne kemi një numër ekspertësh të ndryshëm nga të gjitha zyrat tona që shikojnë faktet, i zbatojnë ato në ligjin ndërkombëtar dhe bëjnë vlerësime. Këto vlerësime janë në vazhdim”,- përsërit Miller gjatë një konference për shtyp.

“Për momentin ne nuk kemi arritur ende në përfundimin se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, por ne kemi vlerësime të vazhdueshme në disa fronte”,- shton ai.