Vendosni fjalën kyçe....

I çuan foto Berishës nga brenda qelisë, lirohen mbështetësit e PD-së në Kavajë


Ditën e djeshme ndodhi një përplasje mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste në Kavajë, konkretisht në Luz të Vogël.

Mbështetësit e selisë rozë kanë shkuar fillimisht në KZAZ-në e Luzit të Vogël për të futur brenda materialet zgjedhore, por mbështetësit e PD-së i kanë ndaluar. Për këtë arsye policia i ka shoqëruar ata në komisariat.

Janë proceduar dy punonjës të bashkisë Kavajë dhe roja i Shkollës në Luz të Vogël, të cilës pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Gjatë kohës kur mbaheshin në komisariat, ata i kanë dërguar një foto nga qelia e paraburgimit ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e tyre dhe ka kërkuar përkrahjen e mbarë qytetarëve për “kryengritësit e pamposhtur”, siç i cilëson ata

“Kryengritësit e pamposhtur të Kavajës na përshëndesin nga qelitë e Narkokomisariatit. Një përshëndetje të përzemërt, miq, guximtarëve që na bëjnë krenarë. Rama ik! Fitore! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritësit dixhital”, shkruan Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *